Imami Osman Musliu: Zoti na shpëtoi nga tmerri

Autori:Avdyl Pajaziti

Imami i xhamisë së Drenasit, Osman Musliu, është shprehur i tmerruar me gjetjen e eksplozivit në xhaminë në të cilën ai ligjëron.

 

Ai ka thënë për Klan Kosovën se në momentin kur është gjetur eksplozivi në xhami kishte edhe fëmijë.

“Zoti na shpëtoi nga ky tmerr, se patëm të vdesim të gjithë. Ata që kanë vendosur eksplozivin në xhami duket se kanë qenë profesionistë të njëmendët”, ka thënë Musliu, i cili pohoi se policia veç gjendet në vendin e ngjarjes dhe po shohin si të veprojnë më tutje.

“Për momentin jam duke dhënë deklaratë në polici në Drenas”, pohoi Osmani “policia është në xhami ende, dhe po marrin masa se si të veprohet me eksplozivin e gjetur. Në dhe përreth xhamisë ka pas njerëz, ka pasur edhe fëmijë”.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/imami-osman-musliu-zoti-na-shpetoi-nga-tmerri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala