Ilir Deda: Suspendim të tillë nuk ka as në Bjellorusi

Autori:Gazeta Fjala

Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda, suspendimin e opozitës e ka quajtur suspendim të demokracisë.

Në një postim përmes rrjetit Facebook ai ka shkruar:

Suspendimi i opozitës është suspendim i demokracisë. Suspendim të tillë nuk ka as në Rusi, Venezuela apo Bjellorusi. Akti i sotëm e shënon fundin e Qeverisë Mustafa-Thaçi. Koalicioni PDK-LDK përbën regjimin më anti-demokratik në Kosovë në këto 16 vjet liri.
Natyrisht që nuk do të marr pjesë në punimet e Kuvendit pa kolegët e opozitës. Ndryshimi i vonuar në Kosovë do të vijë mē shpejt sesa që kemi menduar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ilir-deda-suspendimi-i-opozites-eshte-suspendim-i-demokracise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala