Ilir Deda mbështillet me flamurin e Kosovës (FOTO/VIDEO)

Autori:Zekirja Shabani

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, i është bashkuar protestës së sotme të tri partive opozitare – Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën.

Deda shihet në protestë i mbështjellur me flamurin e shtetit të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Ndryshe nga kolegët e tij të Vetëvendosjes të cilët në protestë janë parë me flamujt kombëtarë dhe duke mbajtur sloganin “shtete me sovranitet”.

Në ndërkohë organizatorët e protestës kanë shpërndarë vazhdimisht flamuj, por të gjithë kanë qenë flamuj kombëtarë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ilir-deda-mbeshtillet-me-flamurin-e-kosoves-fotovideo/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala