Ilir Deda kundër veprimeve të deputetëve të partisë së tij

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i VV-së, Ilir Deda, i cili kohëve të fundit ka dalë kundër veprimeve të partisë së tij, edhe veprimin e sotëm të bashkëpartiakëve e ka cilësuar jo të drejtë.

I pyetur se si e konsideron veprimin e deputetëve opozitarë të cilët e gjuajtën me ve kryeministrin Mustafa, deputeti Deda u përgjigj “Vetë fakti se unë nuk kam qenë në sallë në atë kohë, tregon qartë se çka mendoj për këtë veprim”.

Kryeministri kosovar në Kuvendin e Kosovës ishte duke raportuar para deputetëve për arritjen e marrëveshjeve të fundit me Serbinë në Bruksel./botapress/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ilir-deda-kuner-veprimeve-te-deputeteve-te-partise-se-tij/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala