Ilir Deda: Kosova të ndërpresë menjëherë dialogun me Serbinë!

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda ka kërkuar që të ndërpritet menjëherë dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit për Asociacionin e Komunave, duke shtuar se pa njohjen e pavarësisë nga ana e Serbisë nuk ka kuptim për dialog.
Reagimi i Dedes vjen pas refuzimit të Kosovcës për anëtarësim në UNESCO.

Kështu shkruan Deda në Facebook

Dështimi për anëtarësim në UNESCO është dështimi i parë i Kosovës në arenën ndërkombëtare që prej shpalljes së pavarësisë. Njejtë, është edhe dështim i procesit të Brukselit “të normalizimit të marrëdhënieve”. Kosova menjëherë duhet t’a ndërprejë dialogun me Serbinë dhe zbatimin e marrëveshjes për Bashkësinë e komunave, dhe të bëjë të qartë që pa njohje të pavarësisë nuk ka më asnjë kuptim për dialog. Dhe, të gjithë përgjegjësit në Qeveri të japin dorëheqje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ilir-deda-kosova-te-nderprese-menjehere-dialogun-me-serbine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala