Ilir Deda kërkon themelimin e Gjykatës Kosovare për Krime Lufte

Autori:Zekirja Shabani

Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda ka propozuar themelimin e një Gjykate për Krime Lufte me Seli në Prishtinë si kundërpërgjigje ndaj refuzimit të Gjykatës Speciale që i ka bërë dje Kuvendi i Kosovës

Deda ka thënë se pas dështimit të Gjykatës në Parlament duhet të ulen pozita e opozita për të gjetur zgjidhje pa inate e barrikadime.

Ai ka thënë se Kosova duhet të pajtohet për dëshmi dhe mbrojtje të dëshmitarëve jashtë vendit e që janë të rrezikuar në Kosovë.

Lexojeni të plotë propozimin e Ilir Dedës

Tash, pa inate, të gjitha partitë politike në Kuvend duhet të ulen dhe ta propozojnë alternativën e Kosovës ndaj Gjykatës Speciale që nuk kaloi dje. As nuk duhet Qeveria të inatoset dhe për inat ta procedojë amandamentin e dështuar kushtetues, dhe as nuk duhet të barrikadohet opozita.

Tash duhet të mirremi vesh për Gjykatën e Kosovës për Krime Lufte. Gjykatë të njëjtë çfarë kanë Kroacia, Bosnja e Serbia. Mund ta bëjmë këtë Gjykatë të Kosovës për Krime Lufte, me seli në Prishtinë; edhe nëse është me gjykatës e prokurorë ndërkombëtarë; të bëhen gjykimet në Kosovë për çfarëdo pretendimi; dhe të pajtohemi për dëshmi dhe mbrojtje të dëshmitarëve jashtë Kosovës që janë të rrezikuar këtu.

Ekziston edhe rruga e cila e sforcon shtetin tonë dhe pjekurinë politike dhe shoqërore për ballafaqim me të gjitha krimet e kryera në Kosovë, dhe jo vetëm sipas pretendimeve të Martyt. Pa inate, pa barrikadim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ilir-deda-kerkon-themelimin-e-gjykates-kosovare-per-krime-lufte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala