Ilir Deda: Ka krizë politike, e premtja nuk do të jetë ditë normale

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, pranoi se ka krizë politike në Kosovë, ani pse siç thotë ai kjo po mohohet nga ana e pozitës.

Deda vlerëson se ata që e kanë shkaktuar situatën në Kuvend, duhet që të jenë pikërisht të njëjtit që edhe duhet ta bëjnë zgjidhjen për këtë.

“Ka krizë politike, edhe pse po mohohet kjo gjë. Kjo krizë zgjidhet duke pranuar se ajo ekziston. Kjo tregon se politika në Kosovë është e papjekur dhe nuk ka më na dërguar askund”, tha Deda në konferencën që është duke u mbajtur sot me KDI.

“Unë kam shpresuar se nuk do të ketë seancë këtë javë, për të parë seriozitetin e situatës”, tha ai. Deda më tutje theksoi se dita e premte nuk do të jetë një ditë normale, duke shprehur dyshimin e tij për eskalim të situatës, ndonëse siç thot ai, as vet nuk e din se çfarë do të ndodh. /lajmi.net.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ilir-deda-ka-krize-politike-e-premtja-nuk-do-te-jete-dite-normale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala