Ilaçin që shqiptari e shet për 750 dollarë, amerikanët e shesin për 1 dollar

Autori:Avdyl Pajaziti

Një prodhues i barnave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pohon se ka prodhuar një version të barit Daraprim, të cilin e prodhon shqiptari Martin Shkreli.

Ky bari shërben kundër SIDA-s dhe kancerit, por shqiptari Shkreli është duke e shitur këtë ilaç për 750 dollarë për një pilulë të vetme. Ndërsa sot është raportuar se një prodhues i barnave do ta shesë këtë bari për vetëm 1 dollar, raporton Reuters.

Muaj më parë multimilioneri Martin Shkreli bleu monopolin e ilaçit kundër SIDA-s dhe kancerit kurse brenda ditës rriti çmimin e tij nga 13 në 750 dollarë, duke shkaktuar pakënaqësi në Amerikë.

Kompania farmaceutike me bazë në San Diego, “Imprimis Pharmaceuticals Inc” ka pohuar sot se ka prodhuar një version të ngjashëm të ilaçit, por për dallim nga bari që prodhon shqiptari, ky duhet të blihet me udhëzim të mjekut.

Kandidatja demokrate për president të Amerikës, Hillary Clinton, të hënën ka urdhëruar rregullatorët amerikanë që të përcaktojnë mënyrën se si të sjellin në treg barna me çmime të ulëta më shpejtë dhe të luftohen praktikat anti-konkurruese në industrinë farmaceutike.

Sipas letrave që i ka parë Reuters, kërkesa e Clintonit ndaj Administratës së Ushqimit dhe Barnave dhe Komisionit Federal të Tregtisë erdhi pas asaj që ajo i quajti “veprime skandaloze të Turing Pharmaceuticals”, transmeton Koha.net.

Kompania muajin e kaluar e nevrikosi skajshmërisht Clintonin kur u raportua se çmimi i barit Daraprim, një bar 62 vjeç për infeksione të rrezikshme parazitare, shkoni në 750 dollarë për një tabletë nga 13.50 sa ishte më parë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ilacin-qe-shqiptari-e-shet-per-750-dollare-amerikanet-e-shesin-per-1-dollar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala