Ikën i burgusouri në Prizren, burgosen gardianët

Autori:Avdyl Pajaziti

Rreth orës 16:10 minuta, një i dënuar për vepër penale të vrasjes ka arritur të ikën nga gardianët të cilin e kishin shoqëruar për ta vizituar familjen në shtëpinë e tij në rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren.

I arratisuri i kishte vënë në lajthitje gardianët me pretekst se donte të hynte në tualet e më pas kishte kapërcyer murin e oborrit me ç’rast ia ka mbathur në drejtim të panjohur.

Pas pranimit të informacionit, Policia e Prizrenit ka ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e të dënuarit por nuk është gjetur gjer me tani.

Ndërkaq, lidhur me rastin është hapur rast për neglizhencë në detyrë ndaj gardianëve të cilët janë arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit. Të tre gardianët po mbahen në objektet mbajtëse të policisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/iken-i-burgusouri-ne-prizren-burgosen-gardianet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala