Identifikohet autori i masakrës së Zvicrës

Autori:Avdyl Pajaziti

Autoritetet zviceriane kanë zbuluar autorin e krimit të rëndë që mori jetën e katër personave në qytetin Vurenlingen.  Trupat e viktimave u gjetën të shpërndarë në një pallat në zonën veri- perëndimore të Cyrihut.

Zëdhënësi i policisë lokale, pohoi se burri 36-vjeçar kishte motive personale kur vrau me armë zjarri vjehrrin dhe vjehrrën e tij, duke përjashtuar kështu mundësinë e një sulmi terrorist.  Më pas ai mori jetën e kunatit dhe fqinjit të kësaj familjeje dhe në fund u vetëvra.

Ndërkohë, autoritetet zviceriane kanë marrë në pyetje bashkëshorten dhe fëmijët e autorit te krimit, për të zbardhur se cilat ishin motivet që e shtynë për të marrë këtë veprim tragjik.  Burimet tregojnë se çifti prej kohesh jetonin të ndarë, dhe ndoshta kjo ishte një nga arsyet që kishte shkaktuar gjendje depresioni për 36-vjeçarin.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/identifikohet-autori-i-masakres-se-zvicres/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala