Ibrahimi: Prokuroria duhet të nis hetimet për ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi, është shprehur tejet i revoltuar me gjendjen në Pallatin e Drejtësisë. Kur ra shiu i madh i javës së kaluar ka dëmtuar dosjet dhe është vërshuar komplet pallati nga uji duke dëmtuar edhe dosjet.

Për këtë papërgjegjësi, Ibrahimi ka thënë për Indeksonline se ekzistojnë të gjitha dokumentacionet me emër dhe mbiemër që e kanë nënshkruar çdo kat që është ndërtuar.

Ibrahimi ka thënë se ka kërkuar llogari dhënie dhe sipas tij, deklarimi prokurorisë që po zhvillon hetime është tepër banal, sepse asnjë hetim nuk është duke u zhvilluar.

“Ju e dini shumë mirë se unë kam kërkuar llogaridhënie haptas dhe publikisht llogaridhënie. Deklarimi i prokurorisë që po zhvillohen hetime është tepër banal sepse kurrfarë hetimesh nuk janë duke u bërë”, ka thënë Ibrahimi për Indeksonline.
Ibrahimi ka deklaruar se një për një duhet të ipet llogari për atë se çka ka ndodhur në atë pallat.

“Shprehimisht ka dy muaj që kam kërkuar në media llogaridhënie për atë që ka ndodhur në Pallat të Drejtësisë, sepse ata që i kanë nënshkruar situacionit për ta bërë ndërtimin në Pallat të Drejtësisë , kanë emër dhe mbiemër. Të gjithë një për një duhet të japin llogari çka ka ndodhë në atë pallat të drejtësisë.

Po e përsëris të gjithë kanë emër dhe mbiemër dhe të gjithë kanë nënshkruar në çdo fazë të ndërtimit e ka situacionin e vet. Secili që e ka qit nënshkrimin e vet, ai duhet të jap llogari”, ka thënë Ibrahimi.

Punëtorët e Pallatit të Drejtësisë janë ankuar që kur është filluar puna në atë institucion për kushte jo të mira./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ibrahimi-prokuroria-duhet-te-nis-hetimet-per-ndertimin-e-pallatit-te-drejtesise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala