Ibrahimi paralajmëron bojkotim të punës nëse nuk hapen dritaret në Pallatin e Drejtësisë

Autori:Gazeta Fjala

Kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi, ka paralajmëruar bojkotim të punës në Pallatin e Drejtësisë, nëse deri javën e ardhshme nuk nisin procedurat për hapjen e dritareve.

“Ne nuk do të punojmë nga java e ardhshme nëse nuk hapen dritaren. Ne nuk guxojmë që ta rrezikojmë jetën e stafit. Sot kam komunikuar me gjyqtarët dhe të gjithë janë të mendimit për bojkotim të punës”, ka thënë Ibrahimi për Insajderi.com.

Ibrahimi këtë deklaratë e ka dhënë pas raportimeve të Insajderit se sipas një raporti niveli i oksigjenit është 11 herë nën nivelin e lejuar është shqetësues.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ibrahimi-paralajmeron-bojkotim-te-punes-ne-nese-nuk-hapen-dritaret-ne-pallatin-e-drejtesise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala