Ia thyen këmbën policit dhe ikën

Autori:Gazeta Fjala

Një polic është goditur nga një rrotë e kamionit në rrugën rajonale Prizren-Gjakovë me ç’rast ka pësuar frakturë në këmbë.

Personi që ka shkaktuar aksidentin është në kërkim të policisë, bën të ditur Daut Hoxha nga Policia e Kosovës, për Gazetën Express.

 “Sot rreth orës 10:35 në rrugën rajonale Prizren-Gjakove, një kamion duke lëvizur nëpër atë pjesë ku edhe ndodhej në detyrë zyrtari policor, del rrota nga kamioni dhe godet zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndim/frakturë te këmbës”, ka thënë i PK-së.

“Ekipi emergjencës të lënduarin e ka dërguar në emergjencën e spitalit në Prizren ku po vazhdohet me tretman mjekësor, përderisa hetimet janë duke vazhduar nga njësitet relevante policore për identifikim të personit dhe automjetit të involvuar në këtë rast”, ka shtuar Daut Hoxha.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ia-thyen-kemben-policit-dhe-iken/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala