Ia prish gjumin qenit, ai thërret qentë tjerë dhe ia sakatojnë veturën (Foto)

Një kinez kur u kthye në shtëpinë e tij në Congquing, gjeti një qen duke fjetur në parkingun e veturës së tij, prandaj e largoi nga aty.
Për këtë veprim që bëri shoferi qeni mori hak shumë shpejt.
Qeni pas pak minutave ftoi edhe disa shokë tjerë për t’ia shkatërruar veturën kinezit që ia prishi gjumin. Në foto është dhënë reagimi i qenit në momentin që atij i prishet gjumi, ishte fqinji i cili i ka siguruar këto pamje.