Ia kërkoi 60 mijë euro përmes telefonit, arrestohet

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia në Ferizaj, e ka arrestuar të dyshuarin A.N. 22 vjeçar, shtetas i Maqedonisë, me dyshimin e bazuar se i njëjti, me qëllim të përfitimit pasuror, ka kryer veprën penale,Detyrim” .

Bëhet e ditur se rasti ishte paraqitur në polici para dy javësh nga ana e viktimës I.M. 46 vjeç nga Ferizaj ,i cili ka raportuar se nga personi i panjohur ka pranuar përmes telefonit një mesazh ku i kërkoheshin 60.000 euro, përndryshe do të ketë pasoja ai dhe familja e tij, transmeton Klan Kosova.

Policia pas një pune operative ka arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin A.N. i cili në prezencë të mbrojtësit të tij, ka pranuar veprën në tërësi.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në Qendrën e mbajtjes në Ferizaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ia-kerkoi-60-mije-euro-permes-telefonit-arrestohet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala