Ia bënë foton me Photoshop, që të duket si një sulmues i Parisit (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Një fotografi që ka qarkulluar në rrjete sociale që nga mbrëmja e së shtunës, që pretendonte të ishte e një nga sulmuesit të Parisit, duket se ka qenë fotomontazh.

Burri në fotografi është Veerender Jubbal, një burrë nga Kanadaja që kurrë nuk ka qenë në Francë.

Kjo fotografi madje ishte shpërndarë nga një prej kanaleve më pro-ISIS në Telegram, me përshkrimin “raportohet se ky është njëri nga vëllezërit që kreu sulmet e bekuara në Paris”, transmeton lajmi.net.


Sidoqoftë, përdoruesit e tjerë të rrjeteve sociale eventualisht e gjetën foton e vërtetë të këtij njeriu dhe e zbuluan se ajo ishte manipuluar me Photoshop.


Nëse e shikoni nga afër, do ta shihni se fotografia është bërë montazhë. Ai në foton e vërtetë kishte në dorë një iPad dhe jo një Kuran, dhe kishte të veshur vetëm këmishë dhe jo jelek.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ia-bene-foton-me-photoshop-qe-te-duket-si-nje-sulmues-i-parisit-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala