I zhgënjyer nga pagesa tepër e ulët, qytetari djeg kuponat fiskal me vlerë prej 30 mijë eurosh

Një qytetar i zhgënjyer me mënyrën e pagesës nga Administrata Tatimore e Kosovës për mbledhjen e kuponave fiskal, ka vendosur që t’i djeg të gjithë kuponat e mbledhur.
Qytetari me inicialet B.SH. i ka thënë Gazetës KNN se për një kohë të gjatë ka mbledhur kupona fiskal, të cilët kanë arritur vlerën prej afro 30 000 (30 mijë) eurosh, ndërsa për të gjithë këta kupona i janë ofruar vetëm 20 euro.
I pakënaqur me këtë shumë të pagesës, qytetari i zhgënjyer ka vendosur që t’i djeg të gjithë kuponat, duke thënë se asnjëherë më nuk do të mbledh kupona fiskal. /Gazeta KNN/