I zgjedhuri i AAK-së fyen ata të LDK-së: Jeni gja të gjalla

Autori:Avdyl Pajaziti

I zgjedhuri I AAK-së është bërë nervoz me ata të LDK-së. Asamblisti deçanas i kësaj partie, Mehmet Osaj, ia ka shkuar edhe bashkëpartiakut të tij, Blerim Kuçit.

Ai, krejt grupin e këshilltarëve të LDK-së për këtë komunë i ka quajtur gjë të gjalla.”Ju jeni gjo të gjalla”, citohet të ketë thënë ai në bazë të një komunikate për media të dërguar nga Grupi i këshilltarëve të LDK-së në Deçan.

“Pas kësaj fyerje publike të këtij këshilltari të AAK-së, grupi i LDK-së ka lëshuar mbledhjen, për ta vazhduar me 06.03.2015 (E premte), pas konsultimit me kryesuesin e Kuvendit, ku paraprakisht asamblisti në fjalë, duhet të tërheqë fjalët fyese dhe të kërkoj falje publike”, ka njoftuar LDK e Deçanit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/i-zgjedhuri-i-aak-se-fyen-ata-te-ldk-jeni-gja-te-gjalla/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala