I varfër si Azem Syla

Akuzohet se është milioner dhe se mbi vete ka Hotelin “ Victory” e “Grand”, dhe të gjithë tenderët e KEK-ut. Madje, për të thonë se edhe punësimi nëpër institucione është në dorën e tij.
Mirëpo, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla nuk është kaq i pasur nëse shihet formulari i pasurisë i deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Siç ka deklaruar Syla në AKK “bukën e gojës” e siguron në Kuvendin e Kosovës, pasi vetëm nga aty i ka të hyrat vjetore prej 17,474.00 euro, raporton Gazeta Fjala.
Syla aktualisht edhe llogaritë në banka i ka zero-zero. Pasi në deklarim të pasurisë ka treguar se nuk ka para të ruajtura në bankë.
Gjithashtu deputeti më i heshtur i PDK’së nuk ka as veturë të vetën.
Ai pasurinë më të madhe e ka në paluajtshmëri, që gjithsej e kapin shumën 170 mijë euro, nga këto 1 shtëpi, 1 banesë dhe 1 tokë.
Deklarim e plotë të pasurisë së deputetit Azem Syla mund ta lexoni këtu: /Gazeta Fjala/.