I urreni shkopinjtë? Ja ku vjen pasqyra ‘selfie’

Autori:Avdyl Pajaziti

Shkopinjtë selfie mund të jenë të vështirë për t’u përdorur dhe janë të ndaluar në disa zona. Nëse doni të shkrepni foto të fytyrës, një tjetër produkt është në zhvillim. Kompania Smart Ltd. njoftoi se po planifikon të krijojë një pasqyrë seflie, e cila do të shërbejë jo vetëm për t’u parë, por edhe për të shkrepur foto pa pasur nevojë ta mbani telefonin në dorë.

“Shtëpitë tona janë vendet ku rehatohemi, luajmë, dëgjojmë muzikë, bisedojmë me familjen dhe miqtë,” shpjegon një zë tek videoja promocionale. “Po sikur e gjithë kjo të zhvillohet me teknologji – një telefon inteligjent në të cilin një pasqyrë e zakonshme bëhet një portal i teknologjisë inteligjente, mban shtëpinë të sigurt dhe shërben si një fotograf profesionist?” Me pasqyrën selfie, gjithçka është e mundur. Ju mund të shkrepni foto me të, të filmoni video, të dëgjoni muzikë dhe të mbikëqyrni shtëpinë.

Pajisja përmban një kamerë të Sony-t 16 megapikselë dhe ekran 8 inç me rezolucion 1,280 x 800 pikselë. Ajo është e pajisur edhe me 2000 drita LED për të ndriçuar ambientin.

Përveç selfie-ve, pasqyra mund të përdoret edhe për të filmuar video HD me shpejtësi 60 pamje në sekondë dhe mund t’i ngarkojë direkt në YouTube.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/i-urreni-shkopinjte-ja-ku-vjen-pasqyra-selfie/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala