I thahen frutat në mungesë uji

Autori:Gazeta Fjala

Ka më shumë se tre vjet që Naim Igrishta, banor i fshatit Koliq, mori subvencione nga Komuna e Prishtinës për të kultivuar molla dhe dardha.

Qeverisja e kaluar ia dha atij rreth 1000 fidane , por përfitimi fermerit i shkoi huq, raporton emisioni 038 i KTV-së.

Shumë nga fidanët e mbjellë u thanë në mungesë të ujit, njëjtë sikurse bunari i tij.

Rruga e “Kallqakut”, e cila e dërgon deri te toka e tij, është e pakalueshme dhe kësisoj asnjë kompani nuk pranon që përmes rrugës së prishur të shkojë e t’i mbushë rezervarët me ujë.

Sipas tij, nëse rruga do të mbesë pa u rregulluar edhe këtë vit, të gjithë fidanët do t’i thahen.

Edhe banorët më të vjetër thonë se e gjithë rinia e braktisi fshatin, për shkak të kushteve të vështira.

Në drejtorinë e Infrastrukturës në Prishtinë thonë se në këtë fshat qeverisja e kaluar nuk investoi kurrë, por që ata vetëm sivjet rregulluan 5 rrugë.

Mbetet për t’u parë nëse kjo rrugë, vetëm 2 kilometra, a do të marrë pamje tjetër deri në pranverë. Ndryshe deri në atë kohë, Igrishta do të vazhdojë të luftojë për t’i shpëtuar fidanët e tij.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/i-thahen-frutat-ne-mungese-uji/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala