I riu nga Peja trgon pasojat nga varshmëria ndaj drogës [Video]

Autori:Avdyl Pajaziti

“I arratisur nga vetja” është libri që ngërthen jetën e vështirë të një djali nga Peja, i cili qysh në moshë shumë të re, në kërkim të një jete më të mirë, e gjeti veten të mashtruar nga shokët dhe të mposhtur nga droga.

Emri me inicialet A.B. është djalit me prejardhje nga qyteti i Pejës, i cili ka marrë mbi supet e veta një mision shumë të rëndësishëm dhe jetik. Ndonëse gjatë jetës së tij ishte përballuar me shumë sfida, ai nuk dorëzohet dhe kërkon që ëndrra e tij e madhe të bëhet realitet.

Ai nëpërmjet një libri tashmë të përfunduar, ka rrëfyer historinë e tij shumë të dhimbshme, rrugën që mori nga droga dhe të mbeturit vetëm, pa askënd.

“Atë libër e kam shkru prej thellësisë së shpirtit, e kom shkru në detaje, e kom ndalë kohën në ato vite që jam kon e kom shkru ne detaje krejt por e kam shkru të vërtetën krejt, i kom shkru gjërat më të këqija për veten që i kom bo. Aty shkruaj për drogën qysh ta drejton jetën dhe si një mesazh për rininë e Kosovës. Kushdo që do ta lexojë atë libër, i madh apo i vogël ka më pa që qaso jete nuk ka mujtë me paramendu kërkush kurrë që mundet me ekzistu, ose që ka qaso vështirësi të jetës. Krejt nëpër çfarë kam kalu, aty në libër janë”, thotë ai.

A.B., rrëfen për lajmi.net, se si u mashtrua nga shokët e tij, qysh në moshën 17 vjeçare. Shkoi jashtë vendit, me shpresën për të punuar dhe ndihmuar familjen, e përfundoi duke bërë mashtrime, vjedhje dhe njëkohësisht u bë shërbëtor i atyre që e morën atje, për t’ua plotësuar qëllimet.

Është rritur më shumë vuajtje e mundime, qysh në vegjëli thotë se babai i kishte braktisur kur ai kishte vetëm tre muaj, ndërsa nëna i ndërroi jetë kur ai ishte larg saj, përderisa me shumë dhimbje pranon se vëllai e motra nuk i flasin, ndonëse as ai vetë nuk e di se përse.

Thotë se ka jetuar edhe nëpër bodrume të ndërtesave, me ditë nuk ka pasur as bukë për të ngrënë, shtëpi nuk ka, por jeton me qira. Më shumë se 20 vite ishte konsumues i substancave narkotike, por pranon se qe katër vjet kjo gjë i kalon së kaluarës.

Qëllimi i madh i tij në jetë dhe ëndrra e tij është që ai të bëhet “sebep” që së paku prej një milioni shqiptarëve një me shpëtu. “Kom me luftu dhe jam në gjendje me luftu edhe me jetën time. Unë më skam që çka të humbas, i kam provuar tana i kam pas tana, por dua që njëherë në jetë me lon diçka pas vetit që edhe nëse vdes së paku ta kem atë libër”
Libri “ i Arratisur nga vetja” do të botohet, në momentin që A.B, të ketë mjete të mjaftueshme financiare për botim. (lajmi.net)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/i-riu-nga-peja-trgon-pasojat-nga-varshmeria-ndaj-droges-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala