I pastrehu, refuzoi dhuratën prej 4740 eurove: Nuk dua para, dua punë! (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Një i pastrehë nga Langfordi i Kanadasë, që ka arritur në dekadën e gjashtë të jetës, ka lutur mediat që të mos e bëjnë publik identitetin e tij, pasi ka refuzuar dhuratën prej 4740 eurove duke lutur njerëzit e vullnetit të mirë që ta ndihmojnë të gjejë një punë

Ky burrë i ndershëm para ca ditësh kishte gjetur këtë shumë parash. Kur lajmi u përhap se ai ia ktheu pronarit edhe centin e fundit, njerëzit u organizuan për ta ndihmuar.

Në faqen GoFundMe deri tash janë mbledhur dollarët në shumën e 4740 eurove, por këto para do të përfundojnë në kuzhinën e të varfërve, sepse ky i pastrehë me zemër të madhe i refuzoi ato,.

“E lutëm që të mendojë edhe njëherë. Por, ai kishte të njëjtën kërkesë: të ndihmojmë të paguajmë kuzhinat që kanë ndihmuar njerëzit në nevojë”, ka thënë polici Alex Berube, i cili e kërkoi me ditë të tëra këtë të pastrehë për ta informuar për shpërblim.

“Gjithçka që dua në jetë është puna”, ka thënë i pastrehu, dëshira e të cilit është përhapur në qytet që të dal dikush e t’ia përmbush atë. /Telegrafi/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/i-pastrehu-refuzoi-dhuraten-prej-4740-eurove-nuk-dua-para-dua-pune-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala