I pastrehu i Prishtinës që ndan bukën e tij me qentë (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Një i pastrehë kosovar ulet çdo natë në të njëjtin vend në sheshin e Prishtinës, për të kërkuar lëmoshë për gjendjen e tij të rëndë.

Ai ulet çdo natë në shesh, saktësisht afër Metropolit rreth orës 20:00-21:00, për të pritur ndihmë nga kalimtarët e rastit.

Ai vuan nga një sëmundje e rëndë dhe ka mungesë të madhe të gjakut. Terapia e tij merret çdo ditë dhe kushton mjaftueshëm për të, sa për të mos pasur mundësi që t’i përballojë kostot.

I pastrehu, që nuk është identifikuar me emër dhe mbiemër, është vërejtur nga një kalimtare e rastit, A.H, e cila më pas e ka postuar përjetimin e saj në Facebook.

Gjendja e tij e ka emocionuar shumë atë, dhe ka vendosur që përjetimin e saj ta ndaj nëpërmes një fotoje në Facebook ku shfaqet personi, duke ia bashkëngjitur përshkrimin për të, shkruan lajmi.net.

Sipas bisedës që ajo e ka zhvilluar me të, ai nuk ka familje të ngushtë, jeton në një bodrum që një njeri ia ka lëshuar atij në kushte normale dhe është i sëmurë.

Ajo çfarë i ka lënë përshtypje asaj është gjesti i tij, përkundër faktit që është i varfër dhe i pastrehë, ajo e ka parë atë duke e ndarë kafshatën e tij me një qen.

12235015_635883419883524_7325355808968426948_n

Por, ajo çfarë e ka irrituar atë më së shumti është qasja e qytetarëve ndaj tij dhe shikimi i çuditshëm i tyre pse ajo është ulur dhe ka biseduar me të.

Ajo thotë: “Të gjithë jemi njerëz edhe pse jo secili kemi fatin të jetojmë në kushte të mira ose normale duke pasur një strehë, një vend për gjumë, një vend tonin. Është mirë që të verifikohet, nëse është e vërtetë çfarë ai thotë, dhe t’i ndihmojmë secili me mundësitë e veta. Nuk është rasti i parë as i fundit tek ne, por ndoshta me pak mund prej secilit prej neve ia mundësojmë atij një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme”.

Postimi i saj në Facebook ka marrë shumë pëlqime, shpërndarje dhe komente pozitive, me përdorues të cilët janë shprehur të gatshëm të shkojnë t’i ndihmojnë. (lajmi.net)

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/i-pastrehu-i-prishtines-qe-ndan-buken-e-tij-me-qente-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala