I ndalohet hyrja në Kuvend deputetit Fisnik Ismaili

Pesë policë kanë rrethuar deputetin e Lëvisjes Vetëvendosje, Fisnik Ismailin, duke mos e lejuar të hyjë në sallën e Kuvendit.
Ai nuk është prononcuar në lidhje me këtë, raporton Koha.net.
Sipas gazetarëve të Kohës nga vendi i ngjarjes, Ismaili është ndalur menjëherë pas kontrollit të sigurisë. Sipas tyre, ka gjasa që atij i është gjetur diçka e palejuar nga personeli i sigurisë.