I masakruar me hanxhar pse foli kundër Islamit | KUJDES: PAMJE SHQETESUESE

Autori:Zekirja Shabani

Një tjetër blogger u masakrua me hanxhar nga një grup i armatosur.

Ky është i katërti blogger që masakrohet për vdekje në Bangladesh nga radikalët myslimanë.

Niloy Neel, i njohur për kritikat ndaj Islamit dhe qëndrimet ateiste, u sulmua në shtëpinë e tij në Daka.

Neel, 40 vjeç, kishte shkruar së fundmi në blog kundër vrasjes së tre blogger-ave të tjerë.

Ai shkruante rregullisht për të drejtat e grave dhe minoriteteve.

Një grup i lidhur me Al Kaedën mori përgjegjësinë për vrasjen.

Myftiu Abdullah Ashraf, duke pretenduar se ishte zëdhënës i grupit, tha për CNN: “Me lejen e Allahut ne e kryem këtë operacion sot. Ne i shpallim luftë të gjithë këtyre armiqve të këqinj të Allahut”.

masakra

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/i-masakruar-me-hanxhar-pse-foli-kunder-islamit-kujdes-pamje-shqetesuese/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala