I larguan nga sheshi shitësit ambulant [Foto]

Të hershem u treguan të martën inspektoret komunal të Prishtinës. Ata rreth orës 10:00 morën një aksion për largimin e shitësve ambulant nga hapësirat e shesheve kryesore të kryeqytetit. Gjatë aksionit, inspektoret edhe konfiskuan mall.
E natyrisht, ky aksion u zhvillua duke u kundërshtuar nga këta shitës. Disa prej tyre, të cilët deri në ato momente shisnin telefona mobil në sheshin “Nënë Tereza” veprimin e tillë nga ana e Komunës së Prishtinës po e shohin si plaçkitje ndaj tyre, pasi nuk janë paralajmëruar.
“Ata veç erdhën edhe na morën sendet pa thënë kurrgjë”, tha njëri nga shitësit, shkruan gazeta express.
“Na kemi me u anku, se kjo është plaçkitje. Na ja kemi dhanë votën Shpendit e ai na ka bo qeto”, shtoj një shitës tjetër ambulant, përderisa i merrej malli që ishte duke e shitur në shesh.
Përveç shitësve të telefonave, nga sheshi janë larguar edhe shitësit tjerë ambulantë dhe po ashtu ju janë konfiskuar pajisjet e tyre të punës.