I kujt është faji i kaosit në komunikacion?

Rrugët e kryeqytetit padyshim se janë të stërngarkuara nga veturat të panumërta, që lëvizin nëpër Prishtinë na e gjithë Kosova.
Semaforët e shenjat e komunikacionit nuk bëjnë punë.
Policët që zakonisht operojnë në anekset kryesore të kryeqendrës nuk po u duken të mjaftueshëm zyrtarëve komunalë, që për tollovitë e shkaktuara në Prishtinë, fajin po ua lënë zyrtarëve policorë.
Policia thotë se për të drejtuar komunikacionin, në Prishtinë operojnë 32 policë dhe Prishtina është i vetmi qytet që ka policë të këtij lloji.