I gatshëm buxheti për vitin 2016, javën tjetër dërgohet në Kuvend (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Projekt buxheti për vitin 2016 javën tjetër kalohet në Qeveri, e pas kësaj duhet të votohet edhe në Kuvend.

Tabelat për institucionet përkatëse tashmë janë përfundimtare dhe pritet kthimi i kryeministrit Isa Mustafa që kalohet në Qeveri për ta dërguar pastaj në Kuvend për votim, raporton lajmi.net.

Trendi i ndarjeve buxhetore pak a shumë do të jetë i njëjtë, por Ministria e Bujqësisë ka ngritje të buxhetit.

“Ndodh që kur të kthehet kryeministri (ndodhet në Strasburg për të nënshkruar MSA-në) në fund të javës e mbajmë një mbledhje të Qeverisë, nëse jo javën e ardhshme, ngase duhet të kalohet buxheti. Ne si ministra kemi marr një draft ë buxhetit, tabela e cila realisht është përfundimtare por duhet një vendim i Qeverisë e që të kalohet në Kuvend”, tha zëdhënësi i Qeverisë Arban Abrashi për lajmi.net.

Është e paqartë nëse opozita do të lejojë që buxheti të votohet, kur kihet parasysh se kanë paralajmëruar me bllokimin e punës së Kuvendit, deri në tërheqjen e nënshkrimeve nga marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi. /lajmi.net

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/i-gatshem-buxheti-per-vitin-2016-javen-tjeter-dergohet-ne-kuvend-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala