I fiton 7.5 miliardë euro

Është në borxh deri në fyt, por drita po shihet në fund të tunelit. Greqia, në bazë të planeve reformuese të qëeverisë së re dhe kërkesës për reforma të Bashkimit Evropian do të fitojë deri në 7.5 miliardë euro.
Pjesa prej 1.5 miliardë eurosh do të fitophet nga luftimi i kontrabandës së cigareve dhe naftës, ndërsa 2.5 miliardë euro do të fitohen nga vendosja e tatimeve për pronat e mëdha dhe ologarkët. Edhe 2.5 miliardë euro planifikohet të fitohen nga grumbullimet e tatimeve të papaguara nga personat fizik dhe juridik. Këto plane Greqia duhet t’i dorëzojë deri sot në mbrëmje.