I dyshuari për tentim-atentatin ndaj Kryeministrit, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje

Autori:Avdyl Pajaziti

Ndonëse Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar se nuk qëndron prapa tentim-sulmit ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës Isa Mustafa, ku ishte rrezikuar jeta e gjithë personelit që ishin me eskortën e tij, e po ashtu edhe qytetarëve kalimtar të rastit, një burim i mirëinformuar i gazetës “Bota sot”, bënë të ditur se sulmi është kryer pikërisht nga anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Personat që e kanë kryer këtë vepër, sipas burimit janë anëtar të Vetëvendosjes dhe janë të njohur për Policinë. Njërin prej tyre, sipas këtij burimi, Policia e ka nën vëzhgim për shkak se është i njohur edhe për veprime të mëhershme me bluzë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në përpjekje për t`i kapur të dyshuarit, një pjesëtarë i mbrojtjes së afërt të kryeministrit Mustafa, nga Policia e Kosovës ka lënduar dorën.

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë thënë se, kjo lëvizje nuk qëndron prapa këtij aksioni, ndonëse janë shprehur se ata përkrahin çdo aksion demokratik që bëhet kundër Qeverisë.

Nga ana tjetër, siç bëjnë të ditur burime të “Bota sot”, personat që hodhën ngjyrë në drejtim të eskortës së kryeministrit dy javë më parë, një mashkull dhe një femër, janë dënuar nga gjykata me gjobë nga 450€, me mundësinë për t`i paguar kur të duan, ndonëse me këtë dënim nuk janë pajtuar mbrojtja e afërt e kryeministrit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/i-dyshuari-per-tentim-atentatin-ndaj-kryeministrit-anetar-i-levizjes-vetevendosje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala