I dënuar me burg, ende prokuror i shtetit

Mustafi, i cili është në përfundim të vuajtjes së dënimit, pasi vepra penale për arërmbajtje pa leje është aministuar pas hyrjes në fuqi të Ligit për amnisti, si dhe Gjykata e Apelit ia ka ulur vitet e dënimit. Ai aktualisht mban detyrën e prokurorit të Prokurorisë Speciale me dekret të Zyrës Presidenciale.
Mustafi asnjëherë nuk është shkarkuar nga posti i prokurorit, pasi këtë gjë nuk e kanë kërkuar asnjë nga institucionet kompetente, në këtë rast as Këshilli Prokuroria i Kosovës (KPK).
Në vitin 2010, Mustafi është dekretuar nga presidenti i atëhershëm Fatmir Sejdiu si prokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PRSK). Më 2 prill të vitit 2012, ai ishte emëruar shef i Task-Forcës që kishte si mision luftën ndaj korrupsionit.
Drejtuesja e PRSK-së, Sevdije Morina, thotë për Kosova Sot se ata kanë kërkuar nga Komisioni i KPK-së që të shkarkojë Mustafin, por se në mungesë të kuorumit kjo çështje nuk është diskutuar ende.
“Menjëherë pas marrjes së aktvendimit të plotë dënues nga Gjykata e Apelit, për Nazmi Mustafin, Komisioni Diciplimor i KPK-së ka vendosur për shkarkimin e tij. Komisioni atë vendim ia ka dërguar KPK-së për procedura të mëtutjeshme, por në mungesë të kuorumit për të vendosur për këtë çështje nuk e ka diskutuar ende. Presim që menjëherë pasi të ketë kuorum për të vendosur KPK-ja do të vendosë për t’i propozuar presidentes shkarkimin e Nazmi Mustafit nga pozita e prokurorit”, ka thënë Morina.
Derisa nuk do të ketë një vendim nga KPK-ja, e më pas shkarkim nga presidentja Atifete Jahjaga, Nazmi Mustafi do të vazhdojë të gëzoj titullin e prokurorit./KosovaSot/.