I akuzuari për tentim vrasjen e Mimoza Kusarit shpalos planin e tij

Autori:Avdyl Pajaziti

Gramoz Nokshiqi pretendon se ka kërkuar punë krahu, por i është ofruar vrasja e dy personave në këmbim të pagesës prej 330 mijë eurosh. Këtë detyrë ka thënë se e ka refuzuar, ani se shuma e premtuar si kundërvlerë për këto dy vrasje ishte e majme.

30 mijë euro thotë se i ishin premtuar për vrasjen e një burri që nuk ia di emrin, dhe 300 mijë euro për vrasjen e kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila. Për vrasjen e Prenk Radit, të cilit nuk ia di emrin, ka thënë se e ka ruajtur disa ditë për ta vrarë, derisa për Mimoza Kusari-Lilën nuk ka ndërmarrë asnjë veprim, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shtetasi i Shqipërisë ka bërë një kallëzim në Komisariatin e Tropojës, ku ka rrëfyer “historinë e përgatitjes së këtyre dy vrasjeve” të mbetura në tentativë. Këto vrasje dyshohet se i ka porositur Mikel Qupi, një nëpunës civil nga një fshat i Gjakovës, i arrestuar disa ditë më parë. /koha/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/i-akuzuari-per-tentim-vrasjen-e-mimoza-kusarit-shpalos-planin-e-tij/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala