I akuzuari për “Medikus”, akuzohet edhe në Izrael

Autori:Avdyl Pajaziti

Moshe Harel, mjek nga Izraeli që në Kosovë akuzohej për trafikim organesh gjatë 2013-ës në rastin “Medikus II”, tani për të njëjtat akuza po akuzohet edhe në vendin e tij.

Izraeli të mërkurën ngriti aktakuzë ndaj 7 personave për trafikim ndërkombëtar të organeve dhe organizim të transplanteve ilegale të tyre.

Ministria e Drejtësisë së këtij vendi përmes një njoftimi për media bëri me dije se ka dyshime se transplantet janë bërë duke i paguar dhuruesit e organeve nga Azerbejxhani, Shri Lanka, Turqia dhe Kosova derisa pranuesit e tyre ishin izraelitët.

Ndryshe, në aktakuzën e izraelitëve ndaj Moshe Harelit, përmendet edhe akuza ndaj tij që është ngritur në Kosovë ku Harel, përshkruhet si udhëheqësi i një grupi të organizuar, që ka organizuar një rrjet për rekrutimin e dhuruesve të organeve dhe gjetjen e blerësve të tyre, kryesisht izraelit.

Për rastin Medikus në Kosovë janë dënuar disa persona, ndërsa ka një proces tjetër që quhet Medikus II, ku të akuzar janë Moshe Harel dhe turku Jusuf Somnez, por që asnjëherë nuk kanë dalur para drjetësisë

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/i-akuzuari-per-medikus-akuzohet-edhe-ne-izrael/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala