Hyseni vazhdon lobimin në SHBA për anëtarësim të Kosovës në Interpol

Autori:Avdyl Pajaziti

Në vazhdën e qëndrimit të tij në Washington, ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, ka zhvilluar takime të veçanta zyrtarë të sigurisë në SHBA e kongresmenë.

Hyseni është takuar me Marie Richards, zëvendës koordinatore për çështje rajonale e multilaterale në Byronë e Kundër-Terrorizmit, Tom Yazdgerdi, drejtor për Ballkan në Departamentin e Shtetit, Mark Koumans, nga zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare e Departamentit të Homeland Security, si dhe Kongresmenin Eliot Engel.

Në të gjitha këto takime u trajtuan çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me sigurinë, posaçërisht çështjet e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, krimit të organizuar dhe anëtarësimit të Kosovës në Interpol dhe organizata tjera ndërkombëtare të bashkëpunimit policor.

Sot pasdite, ministri Hyseni takon drejtorin e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) me ç’rast do të nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e Forenzikes.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hyseni-vazhdon-lobimin-ne-shba-per-anetaresim-te-kosoves-ne-interpol/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala