Hyseni takohet me ambasadorët e BE-së në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, u takua me ambasadorët e Bashkimit Evropian në Kosovë. Gjatë këtij takimi, ministri Hyseni i njoftoi të pranishmit lidhur me temat aktuale që kanë të bëjnë me çështjen e sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës.

Theks të veçantë, iu kushtua çështjes së migrimit ilegal, me ç’rast ministri Hyseni theksoi se momentalisht, migrimi ilegal i qytetarëve kosovarë është nën kontroll.

“Ministria e Punëve të Brendshme është më përkushtim të madh është duke u përpjekur që personat e riatdhesuar të ri-integrohen së më shpejt në jetën e tyre normale që kanë pasur para ikjes nga vendi”, tha ministri Hyseni.

Edhe në këtë rast ministri Hyseni theksoi se liberalizimi i vizave është akt i cili Kosovën do ta nxirrte nga izolimi.

“Presim që misioni vlerësues që do të vijë në Kosovë gjatë muajit korrik do të japin vlerësime pozitive për përmbushjen e kritereve për liberalizim”, tha ministri Hyseni.

Ministri Hyseni u përgjigj në shumë pyetje të ambasadorëve të BE-së, që kishin të bënin në mes tjerash edhe me zhvillimet e përgjithshme në rajon, gjendjen e Maqedoni, luftëtarët e huaj, terrorizmin, anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, si dhe gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hyseni-takohet-me-ambasadoret-e-be-se-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala