Hyseni: S’ka rrezik serioz ndaj Kosovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni tha se gjendja e sigurisë është e mirë, pa shenja të kërcënimit serioz, por sipas tij, organet e sigurisë janë në gjendje mobilizimi në mënyrë që të mund të reagojnë përballë çfarëdo rreziku eventual, të çfarëdo natyre.
Ai në emisionin Info Box të televizionit Dukagjini, tha se si institucione serioze, MPB-ja, Policia me të gjitha dikasteret bëjnë edhe veprime rutinë, që janë të natyrës së sigurisë për të qenë plotësisht në gjendje mobilizimi për çfarëdo rreziku eventual.

Hyseni tha se paralajmërimet e grupeve parlamentare dhe jashtëparlamentare nuk i konceptojnë si kërcënime ndaj sigurisë së vendit.

Ai tha se ka bashkëpunim me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës dhe sipas tij, bashkëpunimi i të gjitha hallkave të sigurisë është faktor i pazëvendësueshëm nëse duam të kemi siguri në vend.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hyseni-ska-rrezik-serioz-ndaj-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala