Hyseni në Belgjikë kërkon liberalizimin e vizave

Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, pasditën e djeshme ka takuar ministrin e Punëve të Brendshme të Mbretërisë së Belgjikës Jan Jambon.
Me homologun e tij belg, Hyseni ka biseduar për një numër çështjesh më rëndësi siç janë liberalizimi i vizave, ekstremizimi i dhunshëm, krimi i organizuar, bashkëpunimi i shtuar policor midis Kosovës dhe Belgjikës si dhe ka folur për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Interpol, njofton kumtesa zyrtare .
Sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave, me ç’rast një mision vlerësues I Komisionit Evropian po qëndron këto ditë në Kosovë, Hyseni theksoi nevojën e domosdoshme që qytetarët kosovarë të mund të lëvizin lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian duke qenë se Kosova është vendi i vetëm i rajonit që ka mbetur i izoluar.
“Për më tepër, ‘derisa qytetarët e vendeve të largëta, sikurse Timori Lindor, lëvizin pa viza brenda shteteve të Schengenit, nuk ka kuptim që qytetarët e Kosovës të mos lëvizin”, theksoi Hyseni.