Hyseni ligjeratë në Washington për terrorizmin

Autori:Gazeta Fjala

Në përfundim të vizitës së tij në Washington, ministri i punëve të jashtme, Skënder Hyseni, ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të Departamentit për Drejtësi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtarë të “George Washington University”.

Duke trajtuar temën e migracionit në përgjithësi, e në veçanti atij nga Siria dhe Iraku, ai është përqendruar kryesisht në implikimet që ka kjo krizë për sigurinë në Evropën Juglindore, sidomos në Kosovë.

Hyseni me këtë rast i është përgjigjur interesimit të madh të pranishmëve rreth perspektivës së zgjidhjes së krizës së refugjatëve nga Siria. Në veçanti, kishte interesim të fokusuar në përpjekjet që Kosova po bën për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.

Në audiencë kishte personalitete të shquara që janë marrë me Kosovën në të kaluarën e afërt dhe kjo prani e bëri debatin edhe më dinamik dhe interaktiv.

Kjo ligjëratë shënon edhe fundin e vizitës zyrtare të punës që ministri Hyseni pati në Washington D.C., duke nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dhe duke bashkërenduar veprimet në rrafshe të ndryshme të bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë fushë.

Krejt kjo pritet të rezultojë në projekte konkrete dhe marrëveshje tjera të bashkëpunimit në të ardhmen në kuadër të partneritet strategjik Kosovë-SHBA.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hyseni-ligjerate-ne-washington-per-terrorizmin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala