Hyseni fton për bashkëpunim vendet e rajonit për të luftuar krimet ndërkufitare

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Skender Hyseni, u ka bërë thirrje vendeve të rajonit që të krijojnë një front të përbashkët ndërshtetërorë për të luftuar të gjitha krimet ndërkufitare.

Këtë thirrje Hyseni e bëri gjatë mbajtjes së konferencës rajonale me temë “Ndërlidhja me rrjete dhe qasja krahasuese në arsimin policor”.

Hyseni bëri thirrje po ashtu që vendet e rajonit të shkëmbejnë informacionet për të luftuar ato krime me të cilat vendet janë duke u rrezikuar.

Ministri ndër të tjera tha se Kosova është vend demokratik, dhe se vendet e rajonit mund të gjejnë në Kosovë një partnere të besueshëm në të gjitha fushat.

Gjatë kësaj konference, ambasada gjermane i dorëzoi AKSP-së disa libra të cilat kanë të bëjnë me fushën policore.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hyseni-fton-per-bashkepunim-vendet-e-rajonit-per-te-luftuar-krimet-nderkufitare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala