Hyseni: ​Bota duhet të bashkohet kundër terrorizmit

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni vizitoi ambasadën e Francës në Kosovë dhe takoi ambasadoren, Marie Davies, për t’i shprehur ngushëllime me rastin e sulmeve terroriste në Paris, ku humbën jetën qindra qytetarë të pafajshëm të Francës.

Me këtë rast ministri Hyseni i dërgoi telegram ngushëllimi, ministrit të Brendshëm francez, Brenard Cazeneuve.

“Ministria e Punëve të Brendshme dhe Republika e Kosovës janë me popullin francez dhe familjet e viktimave në këtë kohë pikëllimi të thellë”.

Po ashtu ministri Hyseni, në telegram theksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës, për të bashkëpunuar ngushtë në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm .

Në takim me ambasadoren Davies ministri Hyseni, tha se është e domosdoshme që bota të bashkohet në luftimin e terrorizmit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hyseni-%e2%80%8bbota-duhet-te-bashkohet-kunder-terrorizmit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala