Hysen Durimishi i Vetëvendosjes takohet me këshilltarin e Kadri Veselit (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Hysen Durmishi, pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, është parë sot duke u takuar me këshilltarin e kryeparlamentarit të Kosovës, Driton Lajqi, në njërën nga kafeteritë e Prishtinës.

Edhe në fotografitë e siguruara nga Indeksonline, shihen se si pinë kafe së bashku dhe diskutojnë të relaksuar, përkundër situatës në Kuvendin e Kosovës, ku opozita bllokoi mbarëvajtjen e seancës duke përdorur edhe vezë.

PDK dhe LVV, kanë histori të gjatë kundërshtimesh mes vete por që ka edhe raste kur po takohen.

Ndoshta ky takim ka qenë si një negociatë për qetësim mes palësh dhe arritje të paqes mes palëve, duke e ditur që të dy këta persona në fotografi janë të afërt me shefat e tyre./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hysen-durimishi-i-vetevendosjes-takohet-me-keshilltarin-e-kadri-veselit-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala