Hykmetja fajëson mediat dhe thotë se nuk ka naftë pa cilësi në Kosovë (Foto)

Ministria e Tregtisë dhe Idustrisë, që udhëhiqet nga Hykmete Bajrami, pas kontrollit që ka bërë në disa pika të ndryshme shitëse me pakicë të subjekteve ekonomike që merren me tregtinë e derivateve të naftës në Kosovë, ka dal me një raport se matjet e bëra nga Agjencia e Metrologjisë rezultojnë të jenë brenda gabimit maksimal të lejuar, që është Er max = ± 0.5%.
Po ashtu në bazë të testimeve të bëra në laboratorin e akredituar sipas standardit SK ISO/IEC17025, produktet e testuara rezultojnë të jenë konform me Udhëzimin Administrativ nr.07/2012 për Cilësinë e Karburanteve të Lëngëta të Naftës, raporton lajmi.net.
“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i siguron qytetarët se inspektimi i pikave shitëse të derivateve të naftës dhe të produkteve të tjera që janë nën mandatin e Inspektoratit të Tregut të MTI-së, është punë e përditshme, në mënyrë që konsumatorëve t’u ofrohen produkte të cilësisë së lejuar sipas standardeve”, thuhet në njoftim.
Në komunikatë thuhet se këto aktivitete bëhen zakonisht pa paralajmërim të operatorëve, por vet ministria ka dërgua njoftimin te mediat se do të jetë në inspektim.
E duke u munduar t’ua hedhin fajin medieve, nuk përmendin pse në fund të emailit nuk kanë cekur se nuk duhet publikuar ky njoftim./lajmi.net