Hykmete Bajrami: Pagat janë rritur 6 për qind, kostoja 2.5 milionë euro

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka ironizuar me deputeten e AAK’së, Teuta Haxhiu, për të cilën ka thënë se po tregohet një matematiciente e mirë.

Bajrami ka thënë se këtë muaj kanë dalë paga në shumicën e institucioneve me rritje prej 0.5 për qind për çdo vit të përvojës së punës.

“Pagat janë rritur për 6 për qind. Kostoja e kësaj përqindje  është 2.5 milionë euro”, ka thënë Bajrami.

Bajrami ka kërkuar të ngritët performanca para se të rriten pagat.

“Ka ardhur koha që prej të gjithë shërbyesve civilë të kërkohet ngritje e performancës”, ka thënë ajo.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hykmete-bajrami-pagat-jane-rritur-6-per-qind-kostoja-2-5-milione-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala