Humbin jetën dy të rinjë në Tiranë, u përplasën me motorin e tyre

Autori:Avdyl Pajaziti

Dy të rinj humbën jetën në zonën e “Oxhakut” në Tiranë mesditen e sotme pas nje aksidenti. Dy të rinjtë Geron Alla 18 vjec dhe Elton Lici 23 vjec po lëviznin me shpejtësi tej normave dhe u përplasën me një automjet të parkuar buzë rrugës.

Shqiptarja.com raporton se dy të rinjtë kanë humbur jetën në spitalin QSUT. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes po kqyr zonën për të mbledhur provat e mjaftueshme për të zbardhur ngjarjen.

Nga hetimet paraprake rezulton se ata kanë humbur kontrollin e motorrit për shkak të shpejtësisë së madhe dhe janë përplasur me makinën e parkuar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/humbin-jeten-dy-te-rinje-ne-tirani-u-perplasen-me-motorin-e-tyre/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala