Humb jetën polici i goditur me veturë

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku që ndodhi mbrëmë në magjistrale Ferizaj-Brezovicë në vendin e quajtur “Fusha e Pajtimit” në Kaçanik.
Viktima N.R 61 vjeç , pjesëtar i Policisë së Kosovës, ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme në QKUK në Prishtinë.
“Deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur kur vozitësi i veturës “Golf”, F. A. 41 vjeç, i cili po lëvizte nga fshati Doganaj në drejtim të “Fushës së Pajtimit”, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, godet këmbësorin duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore”, ka thënë zëdhënësi rajonal i policisë togeri Agim Gashi.
Mësohet se viktimës i është dhënë ndihma e parë në vendin e ngjarjes dhe në shërbimet përkatëse mjekësore në Kaçanik dhe në Ferizaj, për t’u dërguar pastaj në QKUK në Prishtinë. Hetuesit policorë janë duke punuar me rastin, ndërsa me urdhër të prokurorit, ngasësi i veturës “Golf”, është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ferizaj