Humb jetën një person gjatë aksidentit në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës bën të ditur se sot, rreth orës 13:00, në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë , saktësisht në fshatin Llazarevë, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka vdekur, ndërkaq tre të tjerë janë lënduar.

Në ketë aksident trafiku ka qenë e përfshirë një veturë e tipit Audi me targa të Republikës së Kosovës, e cila për shkaqe ende të panjohura, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e këtij aksidenti, viktima Z. D, femër 40 vjeçare, shtetase e Kosovës, ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK.

Ndërkohë të tre personat e lënduar janë dërguar në QKUK, ku ende po vazhdojnë të marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të Shtetit është dërguar për obduksion, ndërkohë hetuesit e trafikut rajonal po punojnë me intensitet të shtuar për sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë sjellë deri te ky aksident tragjik.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/humb-jeten-nje-person-gjate-aksidentit-ne-rrugen-prishtine-mitrovice/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala