Humb jetën një 39 vjeçare në aksident trafiku

Në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 02:00, në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ka humbur jetën një grua e moshës 39 vjeçare me inicialet K.F.
Aksidenti ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së ngasësit meqë rast ka humbur kontrollin dhe me pjesën e përparme të automjetit ka goditur një shtyllë elektrike.
Edhe ngasësi po edhe pasagjerja kanë marrë lëndime të rënda, ndërsa më vonë është njoftuar se ajo ka ndërruar jetë në QKUK në Prishtinë.
Me rastin janë duke u marrë hetuesit e njësitit të trafikut rrugor, transmeton Klan Kosova.