Humb dorën në vendin e punës

Autori:Avdyl Pajaziti

Një punëtor i Fabrikës së Tullave “Borovci”, në Crep të Ranillugut, ka humbur dorën e djathtë në vendin e tij të punës. SH. A., i lindur në vitin 1976, që ishte mirëmbajtës i makinave, ka pësuar lëndime të rënda, duke humbur njërën dorë dhe ai pas lëndimeve të marra me nguti është dërguar në QKUK, në Prishtinë.

Siç ka theksuar togeri, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, sipas hetimeve të para në vendin e ngjarjes dhe dëshmitarëve okularë dyshohet se viktima nga pakujdesia duke punuar në njërën nga makinat e fabrikës kishte marrë lëndime në dorë dhe si pasojë e goditjes nga makina iu kishte këputur dora, shkruan gazeta Zëri.

“Viktima ishte transportuar në Spitalin e Gjilanit e më pas edhe në QKUK në Prishtinë dhe sipas informatave viktima është jashtë rrezikut për jetë…”, ka thënë togeri Hashani.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/humb-doren-ne-vendin-e-punes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala