Hulumtimi i FOL-it: PDK e para, LDK e dyta, VV e treta

Lëvizja FOL ka bërë publike rezultatet e hulumtimit “Qëndrimet e qytetarëve mbi zgjedhjet dhe partitë politike”, i cili përfshinë disponimin e qytetarëve mbi partitë politike, disponimin në rast të zgjedhjeve të parakohshme si dhe, si do të votonin ata nëse do të shfaqej një parti e re.
Sipas këtij hulumtimi, në rast se do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme, qytetarët do të votonin PDK 29 për qind, LDK 26 për qind , Lëvizja Vetëvendosje 14 për qind, ndërsa 31 për qind do të votonin subjektet e tjera politike.
Sipas Petrit Zogaj nga Lëvizja Fol, në bazë të këtij rezultati dhe gjendjes aktuale politike në Kosovë, duhet qe të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme. Hulumtimi përfshin 48 qytete të Kosovës, dhe të gjitha komunitetet.
Në rast se në Kosovë do të paraqitej një parti e re sipas këtij hulumtimi, vetëm 21 për qind do ta votonin atë.